Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi

Policia ka ndaluar një person të dyshuar si të përfshirë në atentatin e së premtes, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

Sipas burimeve të Top Channel, ndalimi është bërë bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Si pasojë e plumbave, Ndoja dhe Muharremi mbetën të plagosur, ashtu si edhe shoferi i makinës, Andi Maloku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA