A mund të jetë Jose Mourinho i duhuri për Bayern Munich?

04/11/2019 11:14

Përvoja na ka treguar se Jose Mourinho është një mjeshtër në të thënë diçka por pa e shprehur atë në të vërtet.

Merrni përgjigjen e tij të llogaritur, kur e pyetën në prill nëse ai do të pranojë një ofertë nga Bayern Munich për t’u rikthyer në menaxhim.

“Unë e respektoj Niko Kovac pasi respektoj shumë kolegë të mi, kështu që nuk mund t’i përgjigjem kësaj,” tha Mourinho.

“Mund të them vetëm se Bayern është një klub gjigand”.

Top Channel