Partizani mori kryesimin e kategorisë Superiore në një fundjavë ku duhej dhe bëri më shumë për rikonfirmimin në fronin e futbollit shqiptar.

Ndaj një rivali të lehtë në letër por të pakalueshëm në fushë, Demat e Kuq u ndalën për një pjesë por triumfuan me meritë 2-0, duke ligjëruar dhe gëzimin e marrjes së vendit të parë të vetëm.

Për tu shënuar filimisht një episod në minutën e 17 kur gjirokastritët humbën një penallti me kapitenin Rapo që u neutralizua nga portieri Hoxha, e që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit. Pas pushimit kryeqytetasit u treguan më efikas me dy gola në po kaq minuta. Çinari me një zhytje të bukur me kokë prishi ekuilibrat ndërsa Jasir Asani bëri atë që nuk mundën dot miqtë, shënoi nga pika e 11 metrave, sanksion të cilin e fitoi po vetë.

Me këtë fitore Partizani shkëputet 3 pikë në krye të rënditjes nga ndjekësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA