Trajneri i Luftëtarit Jorgos Marantas u shfaq i zhgënjyer në mikrofonin e Supersport për humbjen që pësoi Luftëtari i tij ndaj Partizanit në kryeqytet, teksa e analizoi kështu sfidën në mikrofonin e Supersport.
Rezistuat mirë por, pse u shpërqëndrua skuadra? “Ndeshja nisi mirë, humbëm penallti, kishim dy raste të pastra. Partizanin e vumë në vështirësi. Thamë ta nisnim pjesën e dytë në të njëtin mënyrë. Pësuam dy gola në dy minuta, nga cilësitë e lojtarëve të Partizanit. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve të mi, pasi nuk kishin faj te goli. Luajtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes”.
Fili dhe skualifikimi? “Nuk kam çfarë të them për të, çfarë kisha për të thenë e thashë. Unë flas për lojtarët që kam në ekip. Të gjithë e dimë që drejtuesit morën një vendim. Vendimi është që kush kundërshton tifozët nuk duhet të jetë në ekip. E ka vendosur klubi jo unë”.
Problemi i skemës apo cilësitë e Partizanit e kanë fajin? “Është hera e parë që marrë një pyetje për taktikën dhe kjo me pëlqen. Në golin e parë u bë një driblim, dhe kjo ka të bëjë me eksperiencën e lojtarëve tanë dhe cilësive të Partizanit. Edhe në golin e dytë, dribloi u fut në zonë dhe fitoi një penallti. Në pjesën e dytë pasi pësuam golat ndryshuam skemën. Donim të luanim në sulm dhe ndaj vendosëm një sulmues tjetër”.
Golat e pësuar? “Ishim të përgatitur të përballeshim me formacionin që nisi Partizani pjesën e dytë. Por nis me tre mbrojtës. Kur luan me një ekip që fut në pjesën e dytë dy lojtarë që ndryshuan ndeshjen, kupton çfarë ndodh. Jam shumë i kënaqur në dyluftimet një kundër një, ishim shumë të fortë lojtarët tanë”.
Penalltia e humbur Rrapos? “Nuk duhet të flasim për arbitrin, pasi ata kanë punën e tyre”.
Top Channel