Interesimi i madh i tifozëve shqiptarë për të ndjekur ndeshjen ndaj kampionëve të botës në futboll, dhe zhvillimi i saj në ditën që do të hapet zyrtarisht stadiumi i ri, ka bërë që në biletaritë zyrtare të FSHF-së të mësyjnë shumë njerëz.
Në ditë e kaluara ishte vendosur fillimisht që ata mbështetës kuqezi që do të blinin bileta me Francën, do të mund ta bënin këtë vetëm nëse blinin një vend edhe për Andorrën në Elbasan Arena.
Por tani FSHF ndryshoi taktikë. Në një vëzhgim të TCH të dielën pasdite shihet se zgjedhjet e tifozëve janë kufizuar vetëm për vendet pas portave.
Bileta më pak e kushtueshme e sfidës me Francën është 1500 Lekë. Por nëse kësaj i shtohej edhe ajo minimalja me Andorrën prej 500 lekësh, kostoja shtohej.
Ndaj këtyre çmimeve reagoi më herët zv/kryeministri Erion Brace që ka ironizuar FSHF nëpërmjet një postimi të tij në rrjetet sociale.
Tani në 17 Nëntor në ditën e përurimit të impianti të ri në zemër të kryeqytetit aty ku nuk pritet asnjë vend i lirë, formacioni kuqezi do të diskutojë 90 minutëshin me ekipin më të fortë të grupit, me shpresën se Arena kombëtare do të sjellë fat në premierën e saj.
Top Channel