Kukësi përkeqëson gjendjen e Flamurtarit dhe e mund me rezultatin 1-0 duke barazuar me pikë Tiranën, 18. Në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjes, skuadra e Shpëtim Duros iu fal Mirlind Dakut që shënoi golin e fitores duke i dhënë në këtë mënyrë edhe 3 pikët skuadrës së tij në këtë javë të 11 të kampionatit.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 me Kukësin që dukej se kërkonte më shumë, ndërkohë që edhe vlonjatët me anë të kundërsulmeve bënë tentativat e tyre për të vënë në provë portierin Xhika.

Minuta e 59 ishte ajo që vendosi fatin e takimit të kësaj ndeshjeje teksa Daku arriti që të mposhtë portierin e skuadrës vlonjate Moçka duke e dërguar topin në rrjetë.

Pas këtij momenti Kukësi dhe Flamurtari patën mundësitë e për të shënuar me verilindorët që kërkonin golin e dytë, ndërsa vlonjatët atë të barazimi, por në fund të 90 minutëshit rezultati mbeti 1-0, me Kukësin që tani është mes ekipeve kryesuese, ndërkohë që Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 3 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA