Lewis Hamilton nuk njeh limite në Formula 1.
Britaniku i Mercedesit fitoi zyrtarisht për herë të 6-të në karrierë titullin e kampionit të botës dhe për këtë i mjaftoi vendi i dytë në garën e Austin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, garë që u fitua nga shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas me Max Verstappen që kompletoi podiumin.
Tashmë Hamilton i cili në janar do të mbushë 35-vjeç është një vetëm një titull larg legjendës Michael Schumacher i cili numëron 7 tituj botërorë në Formula 1.
Vetëm vendi i 4-t për Charles Leclerc ndërkohë që Sebastian Vettel ishte i pafat dhe u tërhoq që në xhirot e para.
Me 10 fitore dhe 4 pole postion Hamilton triumfoi në një tjetër sezon të dominuar nga Mercedes dhe tashmë synimi i tij është të thyejë rekordin e një legjende si “Shumi”.
Top Channel