Tre sfidat e rëndësishme në Serie A, do të luhet dhe derbi

02/11/2019 13:55

Kampionati italian do të rikthehet ditën e sotme me tre takime mjaft interesante, të vlefshme për javën e 11-të.

Sfida hapëse e kësaj jave do të zhvillohet në orën 15:00  midis Romës dhe Napolit në “Olimpico”. Të dyja ekipet kanë bërë një nisje sezoni me luhatje, duke lënë shumë pikë rrugës dhe komplikuar objektivat e vendosura para kampionatit. Romakët vijnë në këtë sfidë pas një fitoreje bindëse 04 në transfertë ndaj Undineses, që i kushtoi pankinën dhe trajnerit kroat Igor Tudor. Por tekniku Fonesca ka mungesa të konsiderueshme në formacion. Përveç dëmtimeve mungesave të shumta në mesfushë, këtë herë nuk do të jetë dhe në dispozicion as mbrojtësi Fazio, që mori karton të kuq në sfidën e fundit në “Friuli”.

Me shumë mungesa në repartin e prapavijës paraqitet edhe ekipi i Napolit. I cili ka shumë mungesa në krahët e mbrojtjes. Kjo sfidë pritet të jetë shumë e rëndësishme për objektivat e napolitanëve, që pas 10 javëve të para e shohin veten 8 pikë larg kreut dhe vetëm në vendin e 6-të të renditjes me 18 pikë në total, ndaj një rezultat negativ në Romë do ta komplikonte totalisht rrugëtimin për fitimin e titullit kampion.

Tre orë më vonë në stadiumin “Dall’Ara” Bolgna vendase do të presë në shtëpi Interin e Antonio Contes, në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar dhe interesante. Vendasit kanë treguar se veçanërisht në fushën e tyre luan me intensitet të lartë dhe mund të vendosë në vështirësi çdo kundërshtar.

Nga ana tjetër tekniku Antonio Conte do të vuajë mungesat që ka në kontingjentin e lojtarëve, pasi në mesfushë kanë shumë mungesa. Vlen të theksohet fakti që të martën ekipi zikaltër do të luajë një ndeshje mjaft në rëndësishme në “Signal lduna Park”, përballë Borusia Dortmund, ku është një sfidë që pritet të vendosë shumë sa i përket kualifikimit në “Champions League”.

Në mbrëmje e gjithë vëmendja do të jetë në Torino, ku do të luhet derbi i këtij qyteti midis Juventusit dhe Torinos. “Granatat”  vijnë nga një moment jo shumë të mirë, në fundjavën që lamë pas ata u mundën me rezultatin 4-0 nga Lazio, ndërsa fitorja e fundit regjistrohet në 26 shtator në sfidën ndaj Milanit e përfunduar me rezultatin 2-1.

Ndërsa Juventusi vjen nga një fitore të vuajtur në fushën e Genoas, sidë që u kalua me shumë polemika për një penallti të dyshimtë të akorduar në favor të Ronaldos. Trajneri Sarri duhet ti bëjë llogaritë edhe me mungesat e Chellinit dhe Rabiot të cilët janë të dëmtuar. Gjithashtu në dyshim janë dhe sulmuesi Higuan dhe mesfushori Pjanic, të dy lojtarët munguan dhe në sfidën ndaj Genoas tre ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA