Gjatë orëve të fundit, dy arrestime janë mundësuar nga policia e Durrësit.

Kështu ka rënë në pranga një 52-vjeçar i shpallur në kërkim. Për R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë, gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në tetor 2019 ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”

Po kështu u arrestua edhe I.N., 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA