Këtë të shtunë dedikuar ‘Halloween’-it, në studion e ‘Shiko kush Luan’ ishte i ftuar edhe artisti rumun Yaar, i cili po preferohet shumë edhe pas bashkëpunimit me Kanitën në hitin ‘Yale’.

Luana dhe produksioni menduan të gjenin një nuse shqiptare për Yaar, i cili duhet ta bënte vetë zgjedhjen nga fotot e personazheve shqiptare të cilat zgjidhte vet t’i “eleminonte” për të shkuar në fund tek e dashura perfekte.

Pa e kuptuar në fakt, ai zgjodhi pikërisht Kejvina Kthjellën që ishte gjithashtu një nga të ftuarat e mbrëmjes ne “Shiko kush Luan”. Kjo padyshim solli shumë të qeshura në studio ku u improvizua edhe një propozim për martesë për Kejvinën me muzikën karakteristike në sfond.

Më bukur se kaq, s’bëhet! Ne i sugjerojmë Yaar dhe Kejvinës të dalin vërtetë në një ‘date’ sepse asnjëherë nuk i dihet, shkëndijat e para janë edhe më domethënëset…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA