Çfarë karakteri po tregon Liverpooli në këtë fillim sezoni në Premier League! Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti në frymën e fundit me përmbysje Aston Villan, teksa e shënoi golin e fitoren (1-2) në minutën e dytë shtesë, ndërsa atë të barazimit vetëm tre minuta para se të mbyllej koha e rregullt.
Heroi i kampionëve të Europës, për të disatën herë rezultoi Sadio Mane, që devijoi me kokë drejt rrjetës krosimin nga këndi të Alexander-Arnold. 7 minuta më herët ishte Robertson që sërish me kokë kishte kthyer baraspeshën, teksa skuadra nga Birminghami kishte kaluar në epërsi që në pjesën e parë me Trezeguet, goli i të cilit u desh të konfirmohej nga sistemi VAR, pasi dyshimeve për pozicion jashtë loje.
Më këtë sukses Liverpooli ruan diferencën prej 6 pikësh me Manchester City-n, që fitoi me të njëjtin rezultat 2-1, po me përmbysje, përballë Southampthonit në “Etihad”. Ward-Proëse realizoi për vendasit që në minutën e 13-të, ndërsa golat për Citizens u shënuan në fraksionin e dytë, pikërisht nga Aguero (70’) dhe Walker (86’).
Arsenali dështoi të merrte fitoren ndaj Wolves (1-1), pasi golit të Aubameyang iu përgjigj Jimenez.
Rezultatet:
Bournemouth – Manchester Utd 1 – 0
Arsenal – Wolves 1 – 1
Aston Villa – Liverpool 1 – 2
Brighton – Norwich 2-0
Manchester City – Southampton 2- 1
Sheffield Utd – Burnley 3 – 0
West Ham – Newcastle 2 – 3
Top Channel