Kërcënoi me thikë punonjësin e policisë, pranga 19-vjeçarit në Ballsh
02/11/2019 10:53
Një 19-vjeçar, banues në Ballsh ka rënë në pranga fill pasi kanosi për shkak të detyrës një punonjës të policisë.
Mësohet se i riu me iniciale M.B në qendër të qytetit të Ballshit, ka kërcënuar me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.
Top Channel