Kejvina ka qenë një ndër të ftuarat e kësaj të shtune në “Shiko Kush LUAN”, ku nuk mund të mos përfshihej në lojërat argëtuese të spektaklit. Aktualisht aktive në ekran, Kejvina është përfolur shumë lidhur me ‘sherret’ me disa prej vajzave të njohura shqiptare.
Që nga hatërmbetja me Françesa Jaçen dhe konflikti me Einxhel Shkirën, ka qenë loja e ‘Kabinës Telefonike’ ajo që e ka gjetur Kejvinën ngushtë me plot kuptimin e fjalës. Për çdo pyetje së cilës nuk i përgjigjej, në kabinë futej nga një person i ndryshëm, duke zënë kështu hapësirën gjithnjë e më shumë.
Duke mos iu përgjigjur asnjë prej pyetjeve, përfshirë këtu edhe atë lidhur me sherret e bujshme, Kejvina është detyruar të pranojë sfidën e lojës. Pasi refuzoi të komentojë disa nga pyetjet më pikante, situata në të cilën është gjendur ka shkaktuar shumë humor e argëtim në studion e “Shiko Kush LUAN”.
Top Channel