Erdhi me shumë bujë në verë, anësori i Interit pranë largimit në janar

02/11/2019 13:58

Në verë Interi pagoi më shumë se 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Është fjala për Valentino Lazaro, i cili deri më tani ka luajtur dy takime dhe nuk e ka bindur trajnerin Antonio Conte.

Në javët në vijim mbrojtësi austriak pritet të ketë edhe ndonjë mundësi për të shfaqur potencialin e tij, ndoshta që nga dita e sotme në transfertën ndaj Bolognas, por nëse nuk ja del të bindi Conten do ti duhet të mendojë një destinacion tjetër në janar.

Menaxheri i austriakut në një deklaratë për mediat është shprehur “Momentalisht Lazaro është i përqendruar për të bindur Conten, por nëse nuk ja del do të marrë në shqyrtim të gjithë mundësitë e tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA