Një qytet në Gjermaninë lindore ka shpallur emergjencën naziste duke thënë se ka një problem serioz me të djathtën ekstreme.
Drezdeni, kryeqendra e saksonisë, prej kohësh është parë si bastion i të djathtës dhe është edhe vendlindja e lëvizjes anti islame, pegida. Këshilltarët në qytet, tani kanë miratuar një rezolutë në të cilën thuhet se duhet bërë më shumë për të luftuar problemin. Por, kundërshtarët thonë se ata po shkojnë shumë larg.
NAZINOTSTAND do të thotë, ngjashëm me emergjencën e klimës, se ne kemi një problem serioz. Shoqëria e hapur demokratike është në kërcënim – thotë këshilltari lokal Maks Ashenbah, që edhe ka paraqitur mocionin. Ai vjen nga një parti politike e krahut të majtë, satirike, Die Partei, dhe thotë se beson se është e nevojshme të merren masa pasi politikanët nuk po bëjnë aq sa duhet për tu pozicionuar qartë kundër të djathtës ekstreme. Rezoluta u votua me 39 vota pro dhe 29 kundër. Grupet neo naziste janë aktive në zona të ndryshme të saksonisë.
Ky land ka qenë edhe bastion i partisë kombëtare demokratike të Gjermanisë, të ekstremit të djathtë dhe më pas edhe e alternativës për Gjermaninë. Dresdeni është edhe landi ku lëvizja anti islam pegida, filloi në 2014 dhe ku ajo vazhdon të mbajë tubime.
Top Channel