Atentati/ Makina e braktisur, autorët nuk arritën të realizonin deri në fund planin. Ja çfarë gjetën hetuesit

02/11/2019 09:44

Makina e llojit Benz 280, e cila u gjet e braktisur pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, dyshohet se i përket autorëve të sulmit me armë ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Përveç dy kallashnikovë dhe dy maskave, brenda kësaj makine u gjet edhe një shishe me benzinë, e cila dyshohet se do të përdorej për t’i vënë flakën makinës për të humbur gjurmët. Por mesa duket plani nuk është realizuar deri në fund, pasi autorët janë larguar duke mos arritur të dëmtojnë makinën, e cila dyshohet se u përdor për atentatin.

Makina po kqyret nga grupi hetimor për të mbledhur të tjera prova, ndërsa policia sekuestroi dje edhe kamerat e sigurisë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, nga ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, për të verifikuar lëvizjet e autorëve.

  Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja: Nuk jam unë shënjestra e atentatit

  Shkon në 10 numri i të shoqëruarve, merren në pyetje për atentatin e Shkozetit

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA