Një nga rubrikat “hit” të emisionit “Shiko kush Luan” është padyshim “Shiko kush përgjigjet”.

Këtë të shtunë përballë njëri tjetrit ishin Anxhela Peristeri dhe Young Zerka të cilët me sportivitetin që i karakterizon dhuruan përgjigje shumë të bukura e mbi të gjitha, të pathëna mbi jetët e tyre private.

Një nga pyetjet e lojës ishte: “Më mirë të jesh i lidhur me një personazh të njohur apo person të thjeshtë që nuk do të bëhet publik?” dhe pasi shtypi pulsantin më shpejtë, Anxhela u përgjigj: “Më mirë person të thjeshtë” ndërkohë që pyetja pasardhëse ishte në po të njëjtin kontekst: 

“Ju të dy cilin nga variantet keni?” dhe këtu, këngëtarja u përgjigj sërish: “Të thjeshtin” duke na treguar se ajo është në një marrëdhënie dhe siç duket, arsyeja se përse nuk pëlqen të flasë për këtë temë apo të postojë në rrjete sociale foto me partnerin e saj, gjendet pikërisht në përgjigjen që ajo vetë na dha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA