Ancelotti paraqitet në Apel, por nuk shfuqizon dot pezullimin

02/11/2019 13:49

Carlo Ancelotti nuk do të jetë në pankinën e Napolit, për transfertën e sotme ndaj Romës në “Olimpico”, pasi edhe Apeli ka lënë në fuqi pezullimin e tij me një javë pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Atalantës.

Tekniku u përjashtua nga Giacomeli në ndeshjen e shumë-polemizuar ndaj Atalantës të mërkurën, ndërsa menjëherë pas saj shpërtheu dhe pretendoi se nuk bëri asgjë për të marrë kartonin e dytë të kuq në karrierë.

Napoli ankimoi pezullimin me një javë dhe apeli u mblodh paraditen e sotme, ndërsa duke qenë se skuadra ndodhej në Romë, Ancelotti shfrytëzoi afërsinë për të shkuar edhe vetë në seancë, ku për 20 minuta tentoi të arsyetojë pse duhet të lejohet të rrijë në pankinë sot.

Megjithatë tentativa e teknikut ishte e dështuar, pasi pezullimi mbeti në fuqi dhe Ancelotti do të ndjekë takimin nga tribuna e “Olimpicos”, ndërsa në pankinë skuadra do të drejtohet nga Ancelotti Jr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA