Plot 15 futbollistë të përzgjedhur nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për moshat deri në 19 vjeç, aktivizohen jashtë vendit. Në listën e fundit të trajnerit Nevil Dede, bien në sy prurje të rëndësishme për turneun e këtij muaji në Belgjikë.
“Të jem i sinqertë, në nëntor bëhet gati 1 vit që punohet dhe bashkë me drejtorinë teknike kemi bërë gjithçka të mirë. Broja, Bullari dhe Ndreçka kanë qenë pjesë e U-21 madje duke lënë edhe gjurmë në ndeshje të caktuara. Është marrëveshje e bërë mes drejtorit teknik, presidentit, trajnerit të U-21, por edhe trajnerit të Kombëtares A. Kjo tregon pritshmërinë që ne kemi dhe objektivat. Nuk dua të fshihemi dhe ne shkojmë atje për t’u kualifikuar. Shpresoj që kjo gjeneratë të jetë e artë për Kombëtaren. Ne njohim çdo kundërshtar. Duke parë rivalët që ne kemi, pretendojmë se jemi shumë të fortë”.
Në turneun kualifikues të UEFA-s në Belgjikë në datat 13-19 nëntor 2019, kuqezinjtë janë në një grup me vendasit, me Greqinë dhe Islandën. Sipas rregullores së këtij kompeticioni, kualifikohen 2 skuadrat e para dhe e treta më e mirë në 13 grupe gjithsej. Europiani i 19-vjeçarëve do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në vitin 2020.
Top Channel