Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap me 8 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
Po në vijim të veprimeve hetimore u proçeduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale, “Moskallëzim i krimit”, 4 shtetas.
Njoftim/ Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale, ” Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin:
F.D., 26 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
Po në vijim të veprimeve hetimore u proçeduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale, “Moskallëzim i krimit”, shtetasit:
A.L., 29 vjeç, A.B., 26 vjeç, E.G., 29 vjeç, dhe EM., 19 vjeç, të katërt shtetasit banues në Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel