
Ish-kryeministri i Greqisë, kryetari i ‘Syriza’, opozitare, Alexis Tsipras gjatë debatit për Ligjin për azil në Kuvendin e Greqisë, duke folur për çështjet e brendshme, foli edhe për Marrëveshjen e Prespës.
Tsipras tha se janë krenarë për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve duke drejtuar kritika ndaj kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Po, jemi krenarë për këtë marrëveshje për shkak se sot aeroplanët grekë që e vëzhgojnë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe jo aeroplanët e Turqisë siç ishte deri tani”, tha Tsipras. Tsiprasi gjithashtu i rikujtoi kryeministrit grek për kritikat e Marrëveshjes së Prespës gjatë kohës kur ai ishte në opozitë. “Ju e nënçmuat, e ndatë në dysh popullin për çështjen e emrit, që pas zgjedhjeve të respektoni Marrëveshjen e Prespës”, kreu i ‘Syriza’, Alexis Tsipras.
Top Channel