Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, bëri deklarata dhe akuza të forta në lidhje me operacionin ushtarak që Turqia ka ndërmarrë në veri të Sirisë.

Z.Murat Ahmet Yoruk tha se disa aleatë të Turqisë në NATO po furnizojnë me armë terroristët e YPG/PKK që janë krahu i armatosur dhe formacioni politik i kurdëve në rajonin verior të Sirisë në Kufi me Turqinë.

Ambasadori turk në Tiranë nuk përmendi emra konkret se cilat ishin këto vende, por tha se armët e tyre janë futur ilegalisht në vendin e tij për të krijuar destabilitet përmes aktesh terroriste.

Diplomati turk tha se Europa nuk mund t’i tregojë Turqisë se si duhet të veprojë. Z. Yoruk tha se vendi u tij po lufton terrorizmin dhe po merr masa për sigurinë e vet kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA