26/11 15:30
Arbër Hajdari ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth projektit më të madh social në Ballkan, një qendër solidariteti që do t’ju vijë në ndihmë të rinjve që s’kanë mundësi ekonomike dhe jo vetëm.
Në këtë qendër, e cila është ndërtuar në ambientet e braktisura të ish repartit të artilerisë, do të ofrohen kurse profesionale, duke iu dhënë mundësi individëve nga shtresa të ndryshme sociale për t’u arsimuar.
Arbri gjithashtu sqaroi se të gjithë personat që do të regjistrohen në shkollë, do të kenë një kontratë paraprake pune, që do të jetë garancia e tyre pas përfundimit të studimeve.
Top Channel