Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes nuk do të takohet sot me zëvendësndihmësin e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer që po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Nga partia e Kurtit thuhet se ky i fundit ndodhet jashtë vendit. Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit të SHBA-së, njëherësh përfaqësues special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po qëndron sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, nga ku është parë që të takohet me liderë të vendit.

“Është në një vizitë jashtë vendit, që ka qenë e planifikuar kohë më parë”, kanë deklaruar nga VV-ja për “Gazeta Express”, mirëpo nuk kanë bërë të ditur se në cilin vend ndodhet Kurti.

Ndërkohë, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës. Para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA