Po transportonin drogë, pranga 3 personave në Berat
01/11/2019 09:57
6.2 kg Cannabis Sativa janë sekuestruar në Berat dhe 3 shtetas kanë rënë në pranga, përgjatë një operacioni policor të koduar “Aksi”.
Në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan, po transportohej lëndë narkotike nga L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë; J.C., 29 vjeç, banues në Tiranë; M.P., 28 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Top Channel