Ka përfunduar takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pas këtij takimi, Thaçi deklaroi se kanë diskutuar për zhvillimin e fundit në Kosovë, me theks të veçantë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe për nevojën e shpejtë të themelimit të institucioneve të Kosovës.

Kreu i shtetit shtoi se institucionet e dala nga zgjedhjet e fundit do të kenë prioritet zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe angazhimin për të ardhmen euroatlantike të vendit.

“Diskutuam për zhvillimin e fundit në Kosovë, me theks të veçantë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit për nevojën e shpejtë të themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës që do të angazhoheshin në një prioritet shtesë për zhvillimin ekonomik për rend dhe ligj, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për reformat demokratike dhe në të njëjtën kohë për një angazhim maksimal për të gjitha zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një të ardhme të sigurte për të qenë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Kosova është në rrugë të drejtë. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së”, deklaroi Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA