Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Mediat kosovare raportojnë se ai do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Palmer do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të shtetit, ndërkohë që ka nisur takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, Palmer pritet që sot në mesditë të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në orën 13.30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA