Kosovë/ Këto janë rezultatet e votave nga diaspora
01/11/2019 22:35
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sonte është zhvilluar procesi i numërimit të votave të ardhura me vonesë përmes postës nga diaspora.
Në QNR janë numëruar 4551 vota, nga të cilat mese shumti ka marr Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK dhe PDK.
Nga këto vota, LVV ka marrë 2083 vota, LDK 1053, PDK ka 555, koalicioni AAK-PSD 281 dhe koalicioni Nisma-AKR-PD ka 187 vota.
Në QNR sot kishte filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme janë aprovuar për numërim 4670 pako, ndërsa janë refuzuar 1212 pako, raporton KosovaPress.
Top Channel