Dy 18-vjeçar janë vënë në pranga nga policia e Mirditës pasi po transportonin një sasi lënde narkotike të bërë gati për shitje.
Në qytetin e Rrëshenit, Policia ka bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin lëviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa.
Mirditë, Lezhë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa në një automjet.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë;
-B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë;
Në qytetin e Rrëshenit, Policia ka bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të F. N. dhe B. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel