
22/02 16:36
I biri i Almedës dhe Tolgahanit, ditën e djeshme i është nënshtruar një operacioni në kokë, për shkak se i ishin shfaqur cista dermoid.
Ditën e sotme, Almeda, në një postim në rrjetin social “Instagram” shkruan se çdo gjë ka shkuar mirë dhe Efehan, vetëm 5 muajsh është duke u rikuperuar.
Ajo shkruan gjithashtu se të gjithë ata që i njohin dhe ata që nuk i njohin personalisht, kanë dërguar mesazhe e lule, për Efehanin, ajo nuk lë pa falenderuar edhe doktorin si dhe stafin që po kujdeset për të birin.
Top Channel