
U bënë disa javë që programi “Shiko Kush LUAN” është kthyer në vendin e argëtimit jo vetëm për publikun që e sheh nga ekrani por edhe për personazhet e ftuar.
Shumë surpriza, humor dhe energji pozitive do të ketë edhe këtë të shtunë. Njëra prej këtyre surprizave ishte edhe prezenca e artistit të njohur Yaar, i njohur për hitet që kanë pushtuar klasifikimet ndërkombëtare sëbashku me grupin rumun “Havana”.
Yaar është bërë akoma më i njohur në Shqipëri falë bashkëpunimit me artisten shqiptare nga Maqedonia, Kanita. Shumë humor, performanca, martesë dhe ndoshta një tjetër bashkëpunim me një artiste shqiptare… të gjitha këto ndodhën në studion e moderatores dhe autores Luana Vjollca.
Për herë në parë në Shqipëri artisti me zërin e ngrohtë, zgjodhi pikërisht skenën e “Shiko Kush LUAN”. Mbetet vetëm të shihni programin të shtunën. Çfarë nuk ka ndodhur në atë skenë.
Top Channel