40 vjeçari Paulin Mexhaj ndërroi jetë në Pogradec teksa po punonte për rikonstruksionin e një kabine elektrike. Rrëzimi i një muri i mori jetën punëtorit.

Për ngjarjen e rëndë, policia njofton se ka arrestuar inxhinierin mbikqyrës të kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, shtetasin E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera, sipas policisë, rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme, i arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA