Komiteti shqiptar i Helsinkit kërkon ndihmën e Gjyqësorit, pas dhjetëra apeleve në vite të ndryshme për mbylljen e burgut të Zaharisë, në të cilin mbahen gati 200 autore ngjarjesh kriminale me probleme të shëndetit mendor, në një kohë që ata duhet të trajtoheshin në një spital burg.
Kërkesë padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative nga Konstadin Bualli, që është kujdestari i shtetasit A.B., akzaminuar me diagnozën skizofreni. Ai u arrestua, pasi dhunoi të ëmën kur ishte 48 vjeç dhe sot që është 66 vjeç ai vazhdon të mbahet në burgun e Zaharisë, pasi ende nuk është hapur spitali-burg, edhe për këtë shtetas për të cilin Gjykata ka vendosur mjekim të deytruar në një institucion psikiatrik.
Ndaj, në mungesë të një institucioni të posaçëm por edhe të kushteve të rënda në burgun e Zaharisë, paditësi kërkon dëmshpërblim për të vëllain, duke u ankuar madje edhe kundër vetë sistemit gjyqësor.
“Përveçse kushtet fizike janë tejet të papërshtatshme, ne shikojmë që ka një degradim të gjendjes psiqike dhe sëmundjes të shëndetit mendor që vuajnë këta persona. Pra, kujdesi mjekësor që i ofrohet kësaj kategorie është i pamjaftueshëm, pavarësisht përpjekjeve që mund të kenë patur institucionet. Për rreth 250 persona me probleme të shëndetit mendor është e pamjaftueshmë që të ju përgjigjen nevojave të tyre vetëm 2 mjekë psikiatër. Gjatë 5 vizitave monituruese në fakt as këta 2 mjekë psikiatër nuk i kemi kontaktuar në institucion”, shprehet Erida Skendaj.
Njëkohësisht çështja e burgut të Zaharisë po trajtohet si kazus edhe në Gjyaktën Europiane nisur nga rasti i shtetasit A.S., që edhe ai duhej të trajtohej në një spital-burg dhe jo në Zahari. KShH, nga ana tjetër ka publikuar raportin e rradhës, në të cilin sërish kërkon mbylljen e Zaharisë.
“Ky sugjerim iu drejtohet në rradhë të parë Ministrisë së Drejtësisë por edhe njëkohësisht Ministrisë së Shëndetësisht, që të dyja bashkarisht kanë përgjegjësi për të ofruar një shërbim adekuat për personat me masë mjekësore, që vujanë nga sëmundjet e shëndetit mendor dhe që duhet t’u ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për një trajtim njerëzor dhe jo degradues”, shton Skendaj.
Por duke iu referuar një urdhëri të ministres së drejtësisë, zyrtarët e burgjeve këmbëngulin se së shpejt Zaharia do të mbyllet.
“Kjo është në rrugën përfundimtare sepse janë rikonstrukturuar dy godina pranë burgut të Lëzhës, godina 4 dhe 5, dhe këto dy-tre ditë po vendosen dritaret dhe dyert dhe përfundon si proces. Është në cështjen e prokurimet dhe pajisjeve të tjera”, ka thënë Femi Isufaj, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Top Channel ka raportuar shpesh për kushtet në burgun e Zaharisë, por deri më tani ai vazhdon të jetë një ferr me dyer të hapura.
Anila Hoxha
Top Channel