Maurizio Sarri kërkon arbitra të huaj, por çfarë thonë shifrat? Krahasimet me Premier League…
Liverpooli ia ka dalë të kualifikohet për në fazën çerekfinale të EFL Cup, duke eliminuar Arsenalin me penallti, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin spektakolar 5-5.
Sfida u zhbllokua nga një autogol i Mustafit, por më pas Arsenali shënoi tre herë të tjera me Torreirën dhe Martinellin dy herë, para se Milner të çonte shifrat 2-3, në pjesën e parë.
Edhe 45-minutëshi i dytë prodhoi sërish 5 gola, por këtë herë 3 për Liverpoolin, me Oxlade-Chamberlain dhe dopietë e Origit, dhe dy për Arsenalin me Maitland-Niles dhe Willock.
Ruleta e penalltive u buzëqeshi të besuarve të Jurgen Klopp, që ekzekutuan saktë të gjithë penalltitë në dispozicion, ndërsa “topçinjtë” e Londrës gabuan njërën me Ceballos.
Nuk ia ka dalë të shkojë më tej në këtë kompeticion ndërkohë, as skuadra tjetër e Londrës, Chelsea, që u mposht në “Stamford Bridge” nga Manchester United, me rezultatin 1-2.
Marcus Rashford shënoi të dy golat për “djajtë e kuq”, duke zhvlerësuar rrjetën e Batshuayit për londinezët dhe duke çuar skuadrën e tij në fazën çerekfinale të EFL Cup.
Top Channel