Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara Rrjeti social Twitter, do të ndalojë të gjitha reklamat politike globale duke filluar nga muaji i ardhshëm, shkroi në Twitter themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey.
“Mendojmë se mesazhi politik duhet të fitohet, jo të blihet. Ndërkohë që reklamimi në internet është shumë i fuqishëm dhe efektiv, kjo fuqi mund të sjellë rreziqe të konsiderueshme në politikë, ku mund të përdoret në manipulimin e votave për të ndikuar në jetët e miliona njerëzve”, shkroi Dorsey.
Ai deklaroi se vendimi përfundimtar, me disa përjashtime, do të bëhet publik më 15 nëntor dhe do të zbatohet më 22 nëntor.
Platformat e rrjeteve sociale janë nën presion për të rregulluar përmbajtjen e tyre, pas akuzave se Facebook u përdor për të manipuluar zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe referendumin e Brexit.
Top Channel