Renato Mekolli ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth sezonit të ri të “Hell’s Kitchen”. Ndër të tjera ai është pyetur nëse është kaq arrogant dhe i rreptë edhe në jetën e përditshme.

Gjatë intervistës me Jonida Shehun, ai ka pohuar gjithashtu që është në një lidhje dhe që shumë shpejt do e bëj publike.

“Deri kur do e mbash të fshehur?”, e ka pyetur Jonida.

“Deri kur të bëjmë intervistën tjetër, por që do vonohet”, u përgjigj ai.

“Sa vite do vonohet?”, e pyeti më tej moderatorja e “Soiree”

“1 vit”, tha Renato.

Jonida Shehu e ka pyetur nëse ajo ka lidhje me kuzhinën për të mësuar ndonjë detaj nga personi që i ka vjedhur zemrën Renatos, por ky i fundit u përgjigj shkurt që “jo, s’ka lidhje me kuzhinën”

Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim edhe një vit tjetër për të zbuluar kush është vajza në krah të Renato Mekollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA