Java e 11-të e Serie A ishte një javë e mbushur me shumë polemika për vendimet e arbitrave dhe përdorimin e VAR.
Polemikat në sfidën Napoli-Atalanta u pasuan nga ato në Juventus-Genoa, pasi gjyqtari i ndeshjes Antonio Giua i dha karton të kuq Cassatas pas një faulli të thjeshtë në mesfushë dhe ishte shumë i ekzagjeruar si vendim.
Sa u përket kartonave kishte polemika edhe për kartonin e kuq të mos dhënë ndaj Bentacur në minutën e fundit dhe Ruganit në pjesën e parë.
Giua i ka habitur të gjithë me penalltinë e dhënë në favor të Juventusit në minutën e 96-të. Penallti që u realizua nga Ronadlo dhe vulosi shifrat përfundimtare në 2-1.
Kontakti me Sanabrian ekziston, por jo deri në atë pikë sa të akordohej penallti, madje gjyqtari u konsultua dhe me VAR dhe përsëri mbështeti vendimin e tij fillestar.
Penalltia e akorduar në favor të Ronaldos ka ngjallur irritimin e vëllait të lojtarit të Napolit Lorenzo Insigne, ai ka bërë një postim në instagram teksa komenton.
“VAR-I KU ËSHË? Jeni shkatërruesit e futbollit Italian”. Në foton e publikuar të Marco Lorenzos ka reaguar edhe kapiteni i Genovas, Domenico Criscito, i cili nuk ishte i pranishëm në sfidë për arsye dëmtimi, ai ka komentuar “sa e shpifur” , por më pas mbrojtësi e ka fshirë komentin.
Top Channel