Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet italiane do të transferohen në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte gjatë konferencës së përbashkët në Romë me homologun Edi Rama.

Conte theksoi se është arritur një marrëveshje midis dy shteteve për këtë çështje dhe transferimi i të burgosurve shqiptarë ka nisur tashmë.

Kryeministri italian theksoi se në vijim do të ketë edhe transferime të tjera të të burgosurve nga Italia për në Shqipëri.

  Kryeministri Conte sërish thirrje opozitës shqiptare: Uluni pa kushte për reformën zgjedhore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA