21 janari në kalendarin politik të Partisë Socialiste është shënuar si një datë, në të cilën mbështetësit e dhunuan, ndërsa 4 prej tyre u vranë nga plumbat e gardistëve përpara kryeministrisë.

Pikërisht kjo datë, kërkohet nga 22 deputetë të opozitës parlamentare të kthehet në festë kombëtare, jo për të kremtuar vrasjet në bulevard, por festuar 21 Janarin e 1920tës, Kongresin e Lushnjes.

Iniciatori këtij projektligji diskutuar në komisionin  parlamentar të ligjeve, është nënkryetari i Kuvendit, Muslim Murrizi, deputet qe vjen nga Lushnja.

Alket Hyseni relator i këtij projektligji tha se Shqipëria ka 14 festa zyrtare,  më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Shtimi një feste të 15 do të sillte kosto financiare.

Por Bashkim Fino, deputet i Lushnjes, nuk u pajtua me qëndrimin e kolegut socialist Alket Hyseni. Komisioni Ligjeve e pranoi kërkesën e deputetit Fino për ta shtyrë diskutimin e këtij projektligji.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA