Është identifikuar autori i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor.

Mësohet se autori i krimit është Gjovalin Alia, mik i ngushtë i viktimës. Alia, nga Fani i Mirditës është shpallur në kërkim si përgjegjës për vrasjen në fjalë, një vrasje e ndodhur për motive të gjakmarrjes. Ju kujtojmë se vëllai i viktimës, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe ishin banorët e zonës ata që  gjetën rastësisht trupin e ekzekutuar të Eri Zefit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA