Teksa në Bruksel u zhvillua një darkë pune e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, në një video, të publikuar në kanalin zyrtar të Presidencës së Malit të Zi në YouTube, shihen liderët në fjalë teksa përshëndeten dhe takohen me vetë Mogherini- n, mandati i së cilës përfundon më 1 dhjetor.
Në mesin e tyre dallohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi teksa shtrëngon duart me presidentë e kryeministra të shteteve të rajonit, e ndër ta edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Republikës Srpska, Millorad Dodik. Ndërkohë, aty paraqitet edhe Federica Mogherini, e cila përshëndetet me të ftuarit e saj nga Ballkani Perëndimor.
Duket se ajo që i ka bërë përshtypje presidentit serb, Aleksandar Vucic ka qenë përshëndetja e Mogherinit me Thaçin.
“Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të përqafohet me ty”, dëgjohet Vucic të thotë.
Thaçi nuk jep asnjë koment, e ndërsa Vucic vazhdon:
“Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por flet shumë mirë.”
Top Channel