Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në pranga në Vlorë përgjatë 24 orëve të fundit.

Në mesin e të arrestuarve është 26-vjeçari Q.Sh, banues në Selenicë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një automjeti me anë të mashtrimit.

Po kështu, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i E.B., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Xh.A., 42 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë, që po drejtonte automjetin pa leje drejtimi përkatës dhe L.L., 38 vjeç, banues në Fier, arrestimi i të cilit u bë në Dhërmi pasi 38-vjeçari është kapur nga shërbimet e policisë në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesën e shtetasit A.K.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA