Uzuni gjen golin, në ndeshje u aktivizuan katër lojtarë shqiptarë

30/10/2019 19:25

Myrto Uzuni rikthehet tek goli dhe ndihmon Lokomotivën e Zagrebit të kualifikohet në fazën çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 76-të golin e dytë për ekipin e Lokomotivës, e cila luajti ndaj modestëve të Vinogradar.

Fakt interesant për këtë ndeshje ishte aktivizimi i katër shqiptarëve ku tre prej tyre e nisën takimin në minutën e parë. Përveç Uzunit e nisën titullarë sfidën edhe dy talentet Jon Mersinaj dhe Indrit Tuçi, ndërsa Enis Çokaj e u aktivizua në minutën e 78-të të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA