U tha se do të blejë aksionet e Milanit, Louis Vuitton mohon gjithçka

30/10/2019 20:02

Ditën e sotme është përfolur shumë për një interesim të kompanisë së aksesorëve të luksit Louis Vuitton, për blerjen e aksioneve të Milanit, ndërsa mediat Italiane kanë shkuar dhe më tej duke folur edhe për shifrën e blerjes dhe merkaton.

Pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi zyrtar i kompanisë së njohur për “Sport Mediaset”. Kompania mohoi zërat për interesimin e blerjes së klubit duke theksuar që presidenti i kompanisë Bernard Arnault nuk ka menduar ndonjëherë që të investojë në botën e futbollit.

Klubi kuqezi është në pronësi të fondit “Elliot” të cilët kanë investuar 700 milionë euro deri më tani për klubin dhe dëshiron ta përsërisë këtë gjë edhe në të ardhmen duke e vendosur klubin mes më të mirëve të Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA