Ndonëse është jashtë strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, Arta Dade nuk është në pension politik.
E pyetur drejtpërdrejtë për këtë çështje në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ish-ministrja e Jashtme theksoi se është e gatshme të mbështesë rikrijimin e një të majte evropiane në Shqipëri, nëse kjo vjen si iniciativë e brezit të ri.
“Unë do të mbështesja në mënyrë të veçantë brezin e ri në politikë nëse do të kemi një rikrijim të së majtës evropiane dhe do ta mendoja fuqishëm”, tha Dade.
Gjithsesi, Dade tha se ky zhvillim “është i pamundur nëse nuk ndryshohet sistemi”.
Gjatë intervistës, Arta Dade foli për dështimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, për demokracinë e brendshme në Partinë Socialiste, ku nuk kurseu kritikat për kryetarin Edi Rama.
Top Talk/ Arta Dade sulmon ashpër Edi Ramën: Shkelësi më i madh i demokracisë në PS
Negociatat – Dade në Top Talk: Realiteti i reformave i ndryshëm nga propaganda e Qeverisë
Top Channel