Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur 6 qese hashash dhe një shumë parash që dyshohet që është përfituar nga shitje e kanabisit.

Policia bën me dije se ishin të informuar për aktivitetin e 26-vjeçarit.

Njoftimi:

Lushnje

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen 6 doza me lëndë narkotike Kanabis dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Strukturat e Policisë së Komisariatit të Lushnjes kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe e shpërndante atë në doza të vogla në një lokal në fshatin Toshkëz.

Në bazë të këtij informacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kanë identifikuar autorin e dyshuar, dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 6 doza me lëndë narkotike gati për shitje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu këtij shtetasi iu sekuestruan edhe një sasi parash që kishte me vete, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, shtetasit:

  • D.B, 26 vjeç, banues në Toshkëz, Lushnje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA