Nisur nga një video që qarkulloi kudo në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 teksa fyente dhe dhunonte fizikisht futbollistët e miturit të skuadrës (fill pas humbjes së një ndeshjeje) bëhet me dijeni se 77-vjeçari Ndue Tarazhi banues në Laç është proceduar penalisht.
Mësohet se pamjet në fjalë janë të vitit 2016, në kohën kur Ndue Tarazhi ka qenë trajner futbolli i KF LAÇI.
“S’ju vjen turp, maskarenj. Palaço. Doni të lozni futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi?” dëgjohet Tarazhi, të shprehet ndër të tjera.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale në ngarkim të tij ” Keqtrajtim i të miturit”.
Top Channel