Instituti për Politikë Zhvillimore (INDEP) bashkë me Ekipin e Kombeve të Bashkuara (UNKT) kanë mbajtur sot një konferencë temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”.

Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i popullit për ndotjen e ajrit në mënyrë që të njoftohen qytetarët e Kosovës për mënyrën si të përdorën këto objektiva në mënyrë që të ketë një ambient sa më të pastërt.
Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se ‘Agjenda 2030’ është rrugë e gjatë, por jo e pamundur dhe e gjithë kjo mund të arrihet vetëm me punë.
“Ajri i kontaminuar afekton të gjithë regjionet e botës, fatkeqësisht më të prekurit janë popullata e vendeve me kushte social- ekonomike të ulëta. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 97 përqind e vendeve që për kushte social ekonomike të ulëta dhe qytetet me popullatë më të lartë se 100 mijë banorë, fatkeqësisht nuk i plotësojnë kriteret e OBSH-së për ajër cilësor dhe karakterizohen me ajër të kontaminuar, në shtetet më të zhvilluara kjo përqindje bie në 49 përqind. Sa i përket Kosovës duhet të ballafaqohemi me faktin se kualiteti i jetës është përkeqësuar për shkak të degradimit kontinuel të përhershëm të mjedisit, pranisë së ndotësve industrial si dhe sistemit të dobët të menaxhimit të mbeturinave”, tha Humolli.
Sipas saj në Kosovë deri më sot problemet mjedisore nuk kanë qenë prioritet e krejt kjo sepse ka pasur probleme të mëdha si ekonomia, varfëria dhe papunësia.
Sipas Humollit duke mos u marrë me problemet e mjedisit jetëgjatësia në Kosovë nuk është në nivel të duhur.
Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i INDEP, tha se Qeveria e re duhet të ketë në plan të parë agjendën e re 2030, në mënyrë që cilësia e ajrit të jetë primare dhe të përmirësohet. Ai pati edhe një propozim që ia kishte bërë Qeverisë së kaluar e që do t’ia bëjë edhe Qeverisë së ardhshme.
“Një propozim që kemi dhënë para 1 viti, që tash Qeverisë së re po ia propozojmë prapë është ta vendosë një akcizë në dizel, sepse shumica e makinave në Kosovë janë dizel dhe dihet që dizeli është ndotës më i madh se benzina për shkak që nuk po mundemi me ndal benzinën se paku dizelin ta reduktojmë, janë disa masa të menjëhershme që sa do pak ta zbusin situatën. Bashke me juve me partnerët tonë, donatorët të cilët janë duke na ndihmuar besoj që ‘Agjenda 2030’ edhe pse është vështirë do të arrihet. Për dallim nga qeverisja e kaluar besoj që qeverisja e re e ka në plan ‘Agjendën 2030’, ku nëse implementohet dhe e kemi një qëllim që të arrijmë këto objektiva të agjendës besoj që edhe cilësia e ajrit në Kosovë do të përmirësohet”, tha Ejupi.
Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm është plan i përbashkët i veprimit për njerëzit, planetin dhe prosperitetin, e cila ka për qëllim orientimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor në mënyrë të balancuar dhe integruar./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA