Dy persona kanë rënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike, gjatë një operacioni policor në Tiranë.
Bëhet fjalë për dy banorë të fshatit Vakumonë, në Shëngjergj, saktësisht L. A., 37 vjeç dhe L. A., 24 vjeç, të cilët në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia) dhe disa persona të tjerë, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
Policia njofton se po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Top Channel