Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar ditën e sotme me 8 vite e gjashtë muaj heqje lirie për tre të pandehurit, për kryerjen e veprës penale, “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Të pandehurit G.H, RR.H dhe RR.H., pas një konflikti për arsye të dobëta kanë vënë në rrezik jetën e disa personave, dhe njëri prej tyre ka shkuar në veturë, nxjerrë pushkën automatike dhe nga mesi i rrugës fillon të gjuaj me armë në drejtim të të dëmtuarëve N dhe B.K., duke zbrazur mbi 17 plumba.

Si pasojë e të shtënave janë lënduar dy kalimtarët të rastit, në të njëjtën kohë i pandehuri RR.H ngrihet nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën nga brezi fillon të gjuaj në drejtim të dëmtuarëve, dukeiI shkaktuar plagë të rënda në trup.

Pas këtij veprimi, të pandehuri hyjnë në veturën e tyre dhe largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gjykata ka dhënë dënimin me burgim prej tre vite e dy muaj, në të cilin dënimi i llogarite edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe nënim plotësuese, si dhe është kryer konfiskimi iarmës me të cilën kanë shtënë në drejtim të dëmtuarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA